Lezhë, hyjnë të grabisin shtëpinë e drejtorit të shkollës, i tremb ambulanca. Njërin e kapi komshija

Një i ri u kap  nga banorët e Zejmenit në Lezhë, në tentativë për të vjedhur një shtëpi, bashkë me një tjetër person.

Është identifikuar si Armand Zhejani dhe është 23 vjeç.

Në orën 08 30 minuta të mëngjesit të kësaj të marte, Ai në bashkëpunim me një tjetër person u futën për vjedhur banesën e drejtorit të shkollës së fshatit, sa po ky i fundit dhe familjarët kishin dalë për në punë.

Por teksa kontrollonin për para e sende me vlerë, dy hajdutët janë trembur një nga një sirenë ambulance që i afrohej zonës.

Duke dyshuar se ishte policia, hajdutët kanë dalë nga shtëpia për tu larguar dhe kanë dalë zbuluar.

Armand Zhejani dhe shoku i tij hajdut janë parë nga banorët e lagjes dhe vetë mësuesi Zef Tehcaj, përmes kamerave të sigurisë në celular.

Ata kanë dhënë alarmin dhe një pjesë e banorëve të fshatit janë vënë në ndjekje të dy hajdutëve që ishin të armatosur.

23 vjeçarin arritën ta kapin dhe më pas ia dorëzuan policisë, ndërsa shoku i tij mundi të largohet duke lënë pas një pistoletë.

Vjedhjet e shtëpive janë kthyer në shqetësim për banorët e Zejmenit.

Veç 23 vjeçarit Armand Zhejani që u kap nga vetë banorët, ngjarjet e zbardhura nga policia dhe hajdutët e vënë në pranga janë të paktë.

Lezhë, hyjnë të grabisin shtëpinë e drejtorit të
Personi i kapur nga banorët i dorëzohet policisë dhe arma e sekuestruar
Lezhë, hyjnë të grabisin shtëpinë e drejtorit të
Arma dhe telefoni sekuestruar