"Nuk do shkojë më polici në mal, parcelat me kanabis i zbulon sateliti në orbitë. Droni inteligjent kap trafikantët" thotë Rama

Sateliti që do lançohet në hapësirë jo vetëm do të mund të identifikojë ndërtimte pa leje apo dhe dëmtimet e shtretërve të lumejve por dhe të parcelave me kanabis, tha kryeministri Edi Rama në fjalën e tij përpara policisë kur prezantoi pr/buxhetin e vitit 2022.

Në këtë mënyrë një polic nuk ka pse të shkojë çdo ditë në majë të malit për të kontrolluar nëse janë mbjellë parcela me kanabis.

“Satelitët do ta bëjnë të pamundur jo kultivimin e parcelave të tëra, por kultivimin përtej 70 cm që sateliti nuk sheh më në mënyrë të detajuar. Çdo ditë policia në kohë reale do të shohë çfarë ndodh në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe nuk do të jetë e akuzuar pa lidhje kur zbulohet një parcel në majë mali, se nuk ka sesi një polic të shkojë çdo ditë në majë mali se janë maja të tëra malesh. Kjo merr fund. Dhe për mbrojtjen e shtretërve të lumejveKëto janë komponentë të zotëruar plotësisht përmes një inspektori të vetëm që është një sy në orbitë”

Një tjetër investim është dhe dronët inteligjentë.

 

“Një investim për të gozhduar jo vetëm parcelat me kanabis por dhe ata që punojnë dhe ata për të cilët punojnë. Për ti gozhduar nga ajri me dronët inteligjentë. Dronët inteligjentë do të jenë në dispozicion të policisë së shtetit. Këto do të organizojnë identifikim të personave madje dhe kur ata të fshihen në pyll”

Dronet mund të organizojnë dhe operacione shpëtimi kur personat ngelen në dëborë apo zgrip kur nuk kanë qasje në rrjet.