"Çfarë bën policia Rrugore?" Rama tërheq vëmendjen për karburantet dhe shitjen e traktorëve e tullave në autostradë

Kryeministri Edi Rama i tërhoqi vëmendjen policisë rrugore për ndërtimin e paligjshëm të karburanteve në rrugë.

Nga ana tjetër ai tha  se është e patolerushme të vazhdojnë pikat e shitjes të traktorëve dhe tullave në autostradë.

Rama: Sikundër është e patolerueshme  që ndërkohë që ju policia e shtetit jeni përgjegjësit dhe fajësoheni pa fund dhe në të shumtën e kohës padrejtësisht dhe për ata që ngasin makinat papërgjegjshmërisht dhe infrastruktura e Shqipërisë ka nevojë akoma për investime që të standartizohet e gjitha, në disa akse ka pika të nxehta që vënë në rrezik sigurinë e drejtuesit të automjeteve, para syve tuaj të lejoni të krijohen pika të tjera me subjekte që çajnë gardrelat ku janë, hedhin zhavorr, bëjnë platformë dhe ngrejnë një karburanl. Këtë nuk e sheh policia e shtetit por e sheh një qytetar. Çfarë bën policia e qarkullimit rrugor? Me çfarë merret, nëse atë që ka korridorin e vet të punës, rrugën, ja cënojnë në mënyrë të paligjshme. Është e patolerushme të vazhdojnë pikat e shitjes të traktorëve dhe tullave mu në autostradë.

Sipas Ramës policia e shtetit duhet të mësohet me përgjegjësitë e reja, teksa tërhoqi vëmendjen dhe për prerjen e paligjshme të druve ndërkohë që vendi është në moratorium të pyjeve.

Rama: Jam dakord se duke qenë se tradita e kahershme ka qenë se nuk merrej policia e shtetit me këtë punë, ëshë e vështirë kulturalisht për tu kthyer nga kjo anë njësoj si jeni te veprimtaria e paligjshme e personave në raport me krimin.Por janë disa vite tanimë, është koha për ti dhënë fund kësaj. Siç është koha për ti dhënë fund mbylljes së syve kur kalojnë kamionë të tërë të ngarkuar me drurë të prerë në mënyrë të paligjshme ndërkohë që Shqipëria është akoma në moratorium të pyjeve siç është edhe në moratoriumin e gjahut. Drejtori i Përgjithshëm dhe drejtuesit duhet ta ndjekin çdo ditë zbatimin e atij plani për mjedisin, për mbrojtjen e territorit.