"Nesër hajde andej kalo njëherë e sille atë plaçkën" Manja çon në prokurori inspektorët e AKU-së Fier
Njësia antikorrupsion e ministrisë së Drejtësisë ka denoncuar në prokurori inspektorë të AKU-së, Fier të cilët ministri i quajti “Taxhim Ymerë” me vulë shteti që vendosin gjoba
Ka qenë një qytetar i cili siç tha ministri nuk pranoi të binte pre e presionit për të paguar lekë dhe ka bërë denoncimin e tyre në njësinë antikorrupsion të ngritur në këtë ministri.
Ministri nuk dha shumë detaje por tha se ngjarja ka ndodhur në datat 14 dhe 15.09.2021 në Fier dhe është e shoqëruar dhe me pamje filmike dhe inspektorët e kallëzuar janë me emër dhe mbiemër.
"Qytetari u është kundërpërgjigjur taxhimëve të AKU-së që e kanë gjobitur me vulën e instituicionit shtetëror, duke lajmëruar Njësinë antikorrupsion dhe menjëherë ne jemi vënë në dispozicion dhe sot gjobëvënësit me maskën e shtetit, por që nuk përfaqësojnë shtetin dhe shtetarin, nuk përfaqësojnë aspak qeverinë e Shqipërisë, nuk përfaqësojnë këtë shumicë qeverisëse dhe besimin e dhënë tre herë me rradhë nga qytetarët, do t’u duhet të përballen me drejtësinë. Dhe nuk do ta kenë të lehtë” tha ministri Manja.
Gjithashtu do të bëhet kallëzim edhe për drejtuesin e tyre, si person në dijeni të paktën, “sepse drejtuesit e këtyre agjensive dhe këtyre institucioneve nuk mund të bëjnë të paditurin për veprimet e këtyre inspektorëve.”
Ndër të tjera Manja zbuloi dhe mesazhin që inspektorët e AKU-së duket se i kishin thënë qytetarit "Nesër hajde andej kalo njëherë e sille atë plaçkën"
Të mos heshtin përpara Taxhim Ymerëve që u dërgojnë edhe fjalë: Nesër do kaloj andej, bëje gati atë plaçkën.