Ministri krenohet me makinën inteligjente: Mbi 10 mijë gjoba vetëm brenda një muaji, me zero kontakt polici - shkelësi

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi krenohet me makinën inteligjente. Mbi 10 mijë gjoba janë vendosur vetëm brenda një muaji.

Gjoba dërgohet më pas me foto ose video në adresën e kundravajtësit. Ndërsa mundësia e kontaktit të punonjësit të policisë me shkelësin është zero.

Në fjalën e prezantimit të pr/buxhetit 2022 për Policinë e Shtetit ministri Çuçi vuri theksin tek pajisjet e teknologjisë së fundit “që do të minimizojnë me çdo mundësi abuzimi me detyrën nga punonjësit e policisë, si dhe do të dekurajohet logjika e mbrapshtë e ryshfetit.”

“Më lejoni të sjell vetëm një shembull. Makina inteligjente që kemi vënë në punë në rreth 1 muaj ka konstatuar rreth 10 mijë gjoba në ato rrugë ku ajo ka dalë në shërbim. Gjoba dërgohet më pas me foto ose video në adresën e kundravajtësit. Mundësia e kontaktit të punonjësit të policisë me shkelësin është zero.”

“Nuk jam duke thënë që gjoba është qëllim në vetvete – sqaroi më tej Çuçi  - por e sjell si rast për të ilustruar forcën e teknologjisë që shmang çdo abuzim potencial të punonjësit të policisë në raport me drejtuesit e mjeteve.