Po udhëtonin me biçikletë, makina përplas 2 vajza të mitura në Maliq (VIDEO)

Një makinë ka përplasur dy vajza  të mitura në Maliq. Mësohet se dy të miturat ishin duke lëvizur me biçikletë.

Sipas burimeve për Ora News vajzat i përkasin moshës 9 dhe 14 vjeç.

Ndërkohë nga spitali bluzat e bardha komfirmojnë se fëmijët janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shoqëruar drejtuesit e mjetit në komisariat.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.