Breshka e rrallë 30-vjeçare gjendet e ngordhur në plazhin e Vlorës
Nga Edi Ruçi Përditësimi i fundit 9 Nëntor 2021, 12:54
Një breshkë uji Kareta-Kareta rreth 30 vjeçare është gjetur sot e ngordhur në plazhin e Vjetër të Vlorës.
Breshka mendohet se mund te ketë disa ditë e ngordhur në det dhe më pas ka dalë në breg të detit.
Ky është një fenomen i cili po shtohet, ku breshkat e tipit Kareta-Kareta dalin shpesh në breg por dhe të ngordhura.
Kjo breshkë mund te ketë ngordhur nga plastika, pasi breshka kryesisht ushqehet me meduza ( kandila deti) të cilat ngjasojnë me qese plastike në det, ndaj dhe breshka gëlltit qeset të cilat i duken si kandil deti.
Këto dy vitet e fundit është shfaqur shumë fenomeni i daljes së breshkave të ngordhura në breg te detit, dhe duhet të bëhet një studim i mirëfilltë nga specialistët.
/Ora News/
Panik në Oslo/ Burri sulmon me thikë këmbësorët, policia e vret
9 Nëntor, 12:44

