Alizoti sqaron debatin me Bashën: Nuk jam në PD për asnjërin. Kur Edi Rama jetonte në Bllok unë isha në internim
Deputeti i PD-së, Tomor Alizoti ka shpjeguar qëndrimin e tij lidhur me situatën në Partinë Demokratike dhe diskutimin që pati me kryetarin Basha në mbledhjen e grupit parlamentar.
Ai tha në “Opinion” se ky debat është nxjerrë nga konteksti. Ai theksoi se ndodhet në këtë forcë politike, jo për hir të Bashës apo Berishës, por për hir të historisë së tij familjare.
Un kam lindur ne internim, jam rritur pa babë dhe kam parë tim atë në Spaç, kam parë tmerret e komunizimit. Kur Edi Rama jetonte në bllok unë isha në internim, jetoja në kasolle. Ky është një mision që unë ia dedikoj të parëve të mi, që nuk dinë se ku kanë varret. – tha Alizoti.
“Esenca e themelimit të PD-së ka qenë mendimi ndryshe. Unë nuk jam në PD, as për Berishën, as për Bashën. Unë jam në PD, për arsyet e mia historike, për njerëzit e mi pa varr. Ne familjen time ka vetëm dy varre që është vetëm ime më dhe im atë. Gjyshërit e mi nuk dihen ku janë" tha më tej.
Alizoti tha se në kriza reale në PD është se nuk ka ideologji.
“Kriza më e madhe është kriza ideologjike në PD. Pse ka përfunduar në një rivalitet mes dy individesh, rivalitet përmes pushtetit. Për mua si Alizot është e rëndësishme opozita, është e rëndësishme Partia Demokratike, e cila kushdo që të fitojë këtë betejë, do të jetë më e vogël dhe nga kjo mbretëron Edi Rama në Shqipëri. E ky është rrezik për Shqipërinë”, – u shpreh deputeti i PD.
