Dasho: Shqiptarët gjatë pandemisë paguan 200 milionë euro nga xhepi dhe vdisnin në shtëpi

Në “Drejt” nga Luan Rama, mjeku Erion Dasho u shpreh se shqiptarët gjatë pandemisë paguan 200 milionë euro nga xhepi dhe vdisnin në shtëpi

Ai tha se qeveri 8 vite në pushtet dhe ka shkatërruar ministrinë e shëndetësisë, pasi ka më shumë vende pune se sa mjekë.

Dasho: Shqiptarët gjatë pandemisë paguan 200 milionë euro nga xhepi dhe vdisnin në shtëpi sepse sistemi shëndetësor që ngritën ju ishte defektoz dhe nuk funksionoi. Ju nuk kemi vendosur bazat se si do të qeveriset dhe menaxhohet ky sistem.

Ju keni 8 vite në pushtet dhe keni shkatërruar ministrinë e shëndetësisë. Keni 8 vite në pushtet dhe ka më shumë vende pune se sa mjekë. Ju mund të hapni portale, por mjekët janë duke ikur drejt Gjermanisë. Ju nuk keni futur asnjë model modern në këtë sektor.