Ulqinaku e pranon: E vërtetë që kemi pasur shifrat më të larta të vdekjeve në Evropë
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, mjeku Dritan Ulqinaku u shpreh se është e vërtetë që kemi pasur shifrat më të larta të vdekjeve më të larta në Evropë.
Ai theksoi se qeveria shqiptare arriti që ta menaxhojë dhe u siguroi një vend shqiptarëve që të shtroheshin në spitale.
Ulqinaku: Është e vërtetë që kemi pasur shifrat më të larta të vdekjeve në Evropë, shifrat nuk gënjejnë, por nuk mund të themi se janë të lidhur atë gjitha me cividin. Covidi ka dorën maksimale në rëndimin e kësaj situate. E gjithë bota u gjend e papërgatitur.
Në të gjitha ato që kemi mësuar në raport me pandemisë, një i sëmurë me një sëmundje të rrezikshme duhet të trajtohet në një ambulancë të veçantë, sepse frika ishte e madhe. Ne akoma i kemi ato pamjet që vinin nga Kina që këputeshin kur ishin në këmbë. Ne arritëm që ta menaxhojmë dhe u siguruam një vend shqiptarëve që të shtroheshin.
