Spahiu: Nuk kemi mbulim 100% në shëndetësi, por kemi parandaluar disa sëmundje malinje
Në “Drejt” nga Luan Rama, deputetja socialiste Klodiana Spahiu u shpreh se kur flitet për shëndetësinë, duhet folur edhe për buxhetin pas saj.
Ajo tha se qeveria nuk ka bërë një mbulim 100% në raport me barnat në vend, por theksoi se një gjë e tillë është e pamundur.
Spahiu: Kur flasim për shëndetësinë, ne pas flasim për buxhetin. Ne nuk mund të themi se i kemi të gjitha dhe nuk mungon asgjë. Të gjithë e dimë që barnat në çdo fushë janë të pafundme. Ne p.sh kemi mungesë në fushën genetike sa u takon sëmundjeve malinje.
Ne nuk kemi bërë një mbulim 100% sepse nuk ka një mbulim të tillë. Por ne kemi arritur që të parandalojmë kancerin e gjirit, atë të qafës së mitrës në kohë dhe arrijmë sot dhe të flasim sot për një gamë të gjerë preparatesh për mjekimi ne këtyre sëmundjeve si dhe një radioterapi të standardeve evropiane.
Në 8 vite janë bërë punë dhe janë bërë shumë mirë. Hapa pozitivë në burimet njerëzore. Sakrificë e madhe formimi i mjekëve dhe infermierëve, ikin për tu paguar më mirë dhe për të qenë më të sigurt në punën e tyre. Punësimi përmes portaleve ofron transparencë.
