Sulçebe: Në Shqipëri gjatë pandemisë vendimet u  morën nga një grup i vogël, s’ka pasur diskutim

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, mjeku Genc Sulçebe u shpreh se në shumë vende perëndimore drejtuesit e situatës së pandemisë kanë qenë shkencëtarë dhe jo politikanë.

Ai tha se në vendin tonë ka pasur një kufizim të vendimmarrjes, ndoshta kjo edhe nga situata e urgjencës duke bërë që vendimmarrja të fokusohej në një frup të vogël njerëzit.

Sulçebe: Në shumë vende perëndimore drejtuesit e situatës së pandemisë kanë qenë shkencëtarë dhe jo politikanë. Në shumë vende kanë qenë imunologë. Në vendin tonë ne kemi burime njerëzore të kufizuara, prandaj duhet të zgjerohej gama e vendimmarrjes.

Ka pasur një kufizim të vendimmarrjes, ndoshta kjo edhe nga situata e urgjencës duke bërë që vendimmarrja të fokusohej në një grup të vogël njerëzit. Ndoshta duhet të bëhej një diskutim më i gjerë për masat që duheshin marrë. Sigurisht që tani është më e lehtë që të bëhet ky diskutim.