Deputeti i PD nxjerr fotot: Kabinën elektrike e ka “zënë hashashi”, i vaditur nga ujësjellësi! Bashkëpunimi i OSHEE e qeverisë
Deputeti i Partisë Demokratike Xhelal Mziu ka publikuar në Facebook foton e një kabine elektrike e cila, sipas tij është e rrethuar nga droga.
Gjatë fjalës së tij në Parlament, Mziu tha se ky është një bashkëpunim i shkëlqyer i OSHEE me qeverinë në korrupsion dhe blerje votash, por dhe në bashkëpunimin i OSHEE dhe Ujësjellësit me hashashin, dhe kultivimin e tij. Ai madje thotë se përveç fotove, ka dhe videon që tregon kabinë e rrethuar nga hashashi.
Postimi i plotë:
"Gabinën elektrike e ka "zënë hashashi", i mbjellur tek Gabina e OSHEE dhe e vaditur nga ujësjellësi!
Bashkëpunimi i shkëlqyer OSHEE & Qeveri në korrupsion!
Bashkëpunim i shkëlqyer OSHEE & Hashash & Qeveri & Ujësjellës, në kultivimin e Canabis sativa !
Sot në seancë parlamentare midis të tjerave u fol për korrupsionin në OSHEE, për të punësuarit e saj patronazhist, por dhe për gjëndjen e vështirë të infrastrukturës energjetike në këtë qark, ku rilindja nuk ka bërë asnjë investim në këto 8 vite!
Midis shumë fotove denoncuese të infrastrukturës energjetike, u bë dhe një foto e një gabine elektrike në kushte skandaloze dhe rrezik për qytetarët se mos i zinte korenti!
Por në këtë foto tregohet qartë që është rrethuar nga hashashi në kulmin e prodhimit të tij.
Dhe unë i kërkova mazhorancës të ndërhyjë sa më shpejt se "Gabinën Elektrike" e ka "zënë hashashi"!
Ky është një bashkpunim i shkëlqyer i OSHEE me qeverinë në korrupsion dhe blerje votash, por dhe në bashkëpunimin i OSHEE dhe Ujësjellësit me hashashin, dhe kultivimin e tij!
Ja fotot, por, disponoj dhe videon e saj.
Mjafton si replike besoj....."

