Dasho: Ky 8-vjeçari më i errët në shëndetësi, u premtua shëndetësi falas, po u dha ai i Tires

Në “Drejt” nga Luan Rama, mjeku Erion Dasho u shpreh se Ky 8 vjeçar më i errët i zhvillimeve në shëndetësi, pasi është rrënuar sistemi.

Ai tha se Rilindja premtoi shëndetësi falas, por të gjithë shqiptarët e panë modeli ne krijuar që ishte ai i Tires, fytyra e shëndetësisë gjatë pandemisë.

Dasho: Ky 8-vjeçar më i errët i zhvillimeve në shëndetësi. Është rrënuar koncepti i shëndetësisë. Ne sot drejtohemi nga të paaftët. Nuk ka ndodhur që ministria e shëndetësisë në 30 vite të ketë vetëm një mjek. Ministria nuk adreson as çështjet shëndetësore dhe as ato sociale.

Duhet të mbajmë mend premtimin se rilindja erdhi me premtimin anglez, por sot është pa formë. Nuk mund të ndërtosh një sistem nëse nuk e model këtë model sipas një model botëror.

Rilindja premtoi shëndetësi falas, por të gjithë shqiptarët e panë modelin e krijuar që ishte ai i Tires, fytyra e shëndetësisë gjatë pandemisë. Nuk ka koncept të shëndetësisë falas. Çdo vend e paguan çdo muaj shëndetësinë dhe kur nevojitet e marrin falas.