Ju flet Moska - Shembulli i një zëdhënësi që i kërkon shefit të saktësojë CV-në e tij
Shembulli i një zëdhënësi që i kërkon shefit të saktësojë CV-në e tij ishte tema e kësaj të enjteje në “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.
Myftaraj: Në institucionet tona ka një batalion të tërë me zëdhënës. Roli i zëdhënësit është një biznes fitimprurës. Shumica prej tyre vetëm recitojnë.
Sot do sjell shembullin e një zëdhënësi që është në gjyq me shefin e tij, pasi e ka bullizuar. Në Shqipëri nuk gjen një shembull të tillë, por e gjen në një hapësirë shqiptare në Tuz.
Kryetari i komunës dhe zëdhënësi i tij, një publicist i shkolluar, i thotë kryetarin që të saktësojë CV-në në faqen e tij publike, ndërsa kryetari i përgjigjet në mënyrë brutale dhe përfundojë të dy në gjykatë.
Këshilltari i Belinda Ballukut që nuk e di kush është, t’i thotë që zonja ministre të saktësojë të dhënat që ka në CV, ku ka thënë se ka studiuar jashtë shtetit, ndërsa në formularin e vetëdeklarimit ka thënë se ka qenë vetëm një muaj jashtë.
