"Rama i vuri kusht Bashës që të largonte Berishën", Klevis Balliu nxjerr videon: Tradhtoi demokratët

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka postuar një video në Facebook të kryeministrit Rama gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit.

Në video, kryeministri Rama ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me Bashën vetëm me një kusht.

"Më thotë gazetari "a je gati të bashkëpunosh me Lulzim Bashën?" Patjetër, padiskutim, por me një kusht, duhet të ndahet nga Saliu," është shprehur Rama.

Balliu krahas video shkruan se Basha është duke zbatuar urdhrat e Ramës. Kryeministri i vuri kusht të largonte ish-liderin Berisha në mënyrë që të bashkëpunonin dhe Basha e pranoi.

"Lulzim Basha po zbaton udhëzimet e Edi Ramës

Rama i vuri kusht Bashës që të largonte Sali Berishën që të bashkëpunonte me të dhe Basha bëri siç i thanë. 

Tradhëtoj Sali Berishën dhe demokratët dhe tani është pjesë e pushtetit të Ramës."