Ulqinaku: Jam pro vaksinimit me detyrim, disa mjekë filluan të qanin kur u vaksinuan

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, mjeku Dritan Ulqinaku u shpreh se disa kolegë të tij kanë qarë kur kanë bërë vaksinë për herë të parë.

Ai theksoi se është pro detyrimit të vaksinave sepse vendet evropiane e kanë vaksinuar popullatën në masën 80-90%.

Ulqinaku: Fillimi i vaksinimit ishte një përqasje shumë e madhe. Kujtoj kolegët tonë që filluan të qanin kur u vaksinuan për herë të parë. Tashmë jemi në kushtet që njerëzit duhet t’i lusim dhe t’i marrim për krahu që ta vaksinohen.

Unë jam pro detyrimit, sepse shoh një shthurje dhe një kaos, nuk mund ta mendoj veten si një evropian kur vendet evropiane janë vaksinuar 80-90%, kurse ne jemi në 40%.