Spahiu: Edhe Gjermania ka mungesë për mjekë, Dasho: Shqipëria 50 herë më pak mjekë për banorë

Në “Drejt” nga Luan Rama, deputetja socialiste Klodiana Spahiu u shpreh se ashtu sikurse edhe Shqipëria, edhe gjermania ka mungesë mjekësh.

Ndërkohë ajo u kundërshtua nga mjeku Erion Dasho që tha se Gjermania ka 7 mjekë për 1000 banorë, ndërsa Shqipëria 1 për 7000 mijë banorë.

Spahiu: Nëse themi se sot kemi mungesa në mjekë dhe në infermierë, të gjitha vendet e tjera kanë mungesa të tilla, dhe për këtë të jeni të sigurtë. Edhe Gjermania ka mungesë në mjekë e infermierë.

Dasho: Gjermania ka 7 mjekë për 1000 banorë. Shqipëria ka 1 për 7000 mijë banorë. Kjo është demagogji.

Spahiu: Sot bëhet një godinë e re dhe rikonstruktohet ajo e vjetra.