Vargu: Gjatë Covidit 60% nuk kanë pasur nevojë që të shkonin në spital, të pa edukuar me virusin

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, mjeku Petrit Vargu u shpreh se  situatë e krijuar në shëndetësi është pasojë e keqmenaxhimit

Ai tha se Gjatë covidit 60% nuk kanë pasur nevojë që të shkonin në spital, pasi njerëzit ishin totalisht të paedukuar me virusin.

Vargu: Kjo situatë është pasojë e keqmenaxhimit dhe e fokusimit të shëndetësisë vetëm te mjekësia. Pra kuptohet vetëm mjekimi i pacientit. Ndërsa shumica e e bordeve në vendet e tjera janë gati 30% nga shoqëria civile. Këtu te ne udhëhiqet nga profanët, nuk ekziston edukimi dhe profilaksia.

Gjatë Covidit 60% nuk kanë pasur nevojë që të shkonin në spital. Këtu ne ishim totalisht të paedukuar me virusin. Këtu nuk del njeri të thotë se imuniteti i vaksinës bashkë me imunitetin natyral, është imuniteti më i madh.