Premtimi për shëndetësi falas, Spahiu: Para 2013-tës nuk përfitonin ata që nuk ishin të siguruar
Në “Drejt” nga Luan Rama, deputetja socialiste Klodiana Spahiu u shpreh se para vitit 2013 ata që nuk kanë qenë të siguruar nuk u ofrohej shërbimi shëndetësor bazuar në kartën e shëndetit.
Ajo tha se një gjë e tillë është rregulluar kur ka ardhur në pushtet PS-ja, duke theksuar se personat pa punë më parë nuk përfitonin.
Spahiu: Ju nxorët një video të Ramën në vitin 2013 që nuk ka qenë vetëm një opinion i tij, por i mjekësisë që ne e kemi bërë gjatë opozitës. Shëndetësia vërtetë është një ndër fushat më të vështira dhe në ato tryeza para 2013, kemi marrë opinione për shëndetësinë nga profesorë. Ne kemi vënë re që ata që nuk kanë qenë të siguruar nuk u ofrohej shërbimi shëndetësor bazuar në kartën e shëndetit.
Ne këtë gjë e kemi rregulluar kur erdhën në pushtet. Kjo është një mënyrë për të mbështetur një shërbim shëndetësor bazë për të gjithë. Këta njerëz që nuk ishin në punë dhe që punon në të zezë, nuk punon shërbim shëndetësor pa pagesë në hallkat e shëndetësisë.
