Formulari “Prindi 1 dhe 2”, Berisha: Përpjekje barbare! Çubrilloviçi përshkallëzon luftën kundër qenies sonë kombëtare

Publikimi i një formulari në rrjetet sociale dhe më pas në media ku fjala nënë dhe baba zëvendësohej me prindi 1 dhe prindi 2 ka shkaktuar sërish debat dhe reagime të shumta publike.

Në lidhje me këtë ka reaguar dhe Ish-Kryeministri Sali Berisha, i cili e ka konsideruar një akt agresiv në rrafshin e vlerave themelore të individit, familjes dhe shoqërisë shqiptare.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Berisha shprehet se është një përshkallëzim i ri i luftës së egër të Çubrilloviçit shqipfolës kundër qenies sonë kombëtare.

Ish-Kryeministri u ka bërë thirrje prindërve që të refuzojnë plotësimin e këtij formulari.

Postimi i plotë i Berishës:

Platforme per denatyrimin e familjes shqiptare!

Miq, Kreu i Meduzes ka urdheruar ndrikullen e tij te arsimit te shperndaje femijeve ne kopshte dhe fillore nje formular ne te cilin ne nje akt amoral godet rend familjen, pirnderit defacto asgjesohen shnderrohen thjesht ne numra 1 dhe 2.

Te shnderrosh prindrit ne numra eshte perpjekje barbare, primitive te zevendesosh vlerat themelore, njerezore dhe hyjnore te familjes dhe ta shkaterrosh e shnderrosh ate ne diçka te pavlere. Ky akt agresiv ne rrafshin e vlerave themelor te individit, familjes dhe shoqerise shenon nje poshterim per prindrit qe jetojne por edhe ata qe prehen ne paqen e perjtshme.

Ky pershkallezim i ri i luftes se eger te Çubrilloviçit shqipfoles kunder qenies sone kombetare vjen pasi ai ka larguar ne 4 vite 530 shqiptar nga Shqiperia.

Ju bej thirrje prinderve te refuzojne me neveri plotesimin e ketij formulari antifamilje qe kerkon ti poshteroje ata para femijeve te tyre duke i shendrruar ne numera dhe tju shpjegojne femijve qellimet djallezore te formularit te Edvin Rames. Une gjithashtu denoj me ashpersine me te madhe politiken çnjerezore te denatyrimit, shnderrimit te prinderve ne numra dhe ftoj shqiptaret te protestojne kunder armikut te qenies se tyre Edvin Kristaq Rama. sb

 Formulari sipas dëshmive është shpërndarë në disa kopshte të Tiranës dhe bën fjalë për regjistrimin në kopshtet dhe çerdhet e Tiranës.