Rama: Me reformën tonë në energji u ul çmimi në 9.5 lekë

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp, u shpreh se me reformën në energjinë elektrike çmimi i saj është ulur në 9.5 lekë dhe që nga viti 2015 nuk ka lëvizur më. 

Kreu i qeverisë tha se që prej vitit 2015 është krijuar një mburojë për familjet në nevojë dhe për pensionistët. Rama tha se në mburojën sociale, është shtuar edhe një shumë tjetër që iu bashkohet pensionistëve mbi fondin e pensionit të tyre.

Edi Rama: Qeveria ka vendosur një mburojë për mbrojtjen e shtresave në nevojë. Me reformën tonë u ul çmimi për të gjithë familjarët në 9.5 lekë, që në vitin 2015 dhe nuk është prekur më që atëherë. Ne nuk i futëm gjithë në një thes. Në 2015 krijuam një mburojë. Financojmë çdo vit diferencën mes 7,7 dhe 9.5, domethënë ata e marrin që prej 2015 nga qeveria këtë shumë në fondin e tyre të pensionit apo të ndihmës ekonomike. 

Është dhe shuma totale e paguar drejtpërdrejt për kompensimin e diferencës bënë faturën e energjisë elektrike pas ndryshimit të çmimit në vitin 2015. Në mburojën sociale, kemi shtuar edhe një shumë tjetër që iu bashkohet pensionistëve mbi fondin e pensionit të tyre. Shuma vjetore e subvencionimit për këtë qëllim që përfitojnë një numër i konsiderueshëm familjesh. Shuma totale e shpenzuar drejtpërdrejt për ta është 187,669 familje për shumë totale që është 26 milionë dollarë në vit. Ky është shteti shqiptar i dalë nga rrënimi i viti 2013.