Arrestohen "transportuesit" po çonin drejt Konispolit pakot me 9 kg kanabis

Katër persona janë arrestuar pasi akuzohen për trafik droge. Ata janë kapur gjatë tentativës për ta trafikuar jashtë vendit nëpërmjet kufirit të gjelbër, në zonën e Konispolit informoi sot policia e Sarandës.

Droga ishte paketuar në pako.

Të arrestuarit

-D. D., 35 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, lindur në Peshkopi dhe banues në Sarandë;

-L. L., 23 vjeç, lindur dhe banues në Bulqizë;

-Y. D., 29 vjeç, lindur në Mat dhe banues në Sarandë;

-F. B., 37 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në  Sarandë.

“Në bazë të informacioneve të grumbulluara se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin aktivitetin kriminal të trafikimit të lëndës narkotike kanabis, menjëherë nga forcat e Policisë u organizuan veprimet dhe u bë e mundur parandalimi i trafikimit të një sasi prej 9 kg lëndë narkotike kanabis, e cila iu është gjetur dhe sekuestruar shtetasve L. L dhe F. B, gjatë tentativës për ta tranportuar në bashkëpunim dhe me 2 shtetasit e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, me synimin për ta trafikuar jashtë vendit nëpërmjet kufirit të gjelbër, në zonën e Konispolit” thuhet në njoftimin e sotëm të policisë.

Operacioni u kodua "Transportuesit".