Tiranë, u fut me makinë në bar-kafe e u largua, policia shpall në kërkim 36-vjeçarin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Tetor 2021, 15:54
Policia Tiranës ka shpallur në kërkim një 36-vjeçari, pasi është larguar nga një aksident që ka shkaktuar.
Ky person, në rrugën “Ibrahim Dervishi”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe ka dëmtuar një dyqan rrobash dhe ambientin e jashtëm të një bar-kafeje e më pas është larguar nga vendngjarja.
Kështu, policia i ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen dhe shoqërimin e shtetasit B. C, 36 vjeç.
