"Kushtrimi" në mes të baltës, banorët e lagjes në Vlorë ankohen për infrastrukturën

Balta e pellgjet me ujë mbulojnë lagjen "Kushtrimi" në Vlorë pas reshjeve të shiut.

Investimet ne zonë mungojnë në më tepër se 25 vite.

Problemi kryesor i banorëve mbetet rruga, kanalet e ujërave të zeza të cilat përshkojnë mes për mes lagjen dhe sigurisht mos furnizimi me ujë të pijshëm.

Banorët thonë se në dimër  lluca i arrin deri te dera.

"Tani vjen balta brenda dhe përmbytjet."

Në rast reshjesh intensive në disa rrugë të lagjes mund të kalosh vetëm me çizme ose zbathur.

"Vishu lart dhe rri këmbëzbathur poshtë."

Ura që shërben si hyrje për zonën është gati në të rënë, rrezik për të madh e të vogël që kalon aty.

"Ura ka rënë fare, erdhën deri aty bënë çfarë bënë dhe ura mbeti."

Uji në çezma thonë se i shkon me kufizime dhe shpesh herë i ndotur. Për të pirë detyrohen ta blejnë, ndërsa për shërbime kanë hapur puse.

"S'më piu burri një pikë ujë."

Situata thonë se nuk ndryshon prej dekadash ndaj ndihen të zhgënjyer nga njerëzit që kanë votuar ndër vite.

"Siç e kemi gjetur ashtu është."

"Deputeti të vejë jo lagje më lagje, po shtëpi më shtëpi. Kur janë bërë votimet janë bërë nga çdo person."

Gjendja në lagjen "Kushtrimi nuk pritet të ndryshojë shumë as gjatë viti 2021 pasi në buxhetin e bashkisë Vlorë nuk ka fonde të përcaktuara./OraNews/