Tentuan të vjedhin një banesë në Sukth, 3 në pranga, në kërkim vëlla e motër
Policia e Durrësit ka arrestuar 3 persona dhe ka shpallur 2 të tjerë në kërkim duke parandaluar një vjedhje me armë zjarri.
Policia ka zbardhur dhe 8 vjedhje të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky grup kriminal, që ushtronin veprimtari kriminale në fushën e vjedhjes së pronës.
Personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Rrethinat”
L. P., 21 vjeç, banues ne Katund Sukth, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje;
A. K., 20 vjeç, banues në lagjen Kodra, Shijak, i dënuar më parë për vjedhje;
D. C., 24 vjeç, banues në Fermë, Sukth, i dënuar më parë për vjedhje.
Personat e shpallur në kërkim
P. P., 27 vjeç, banues në Katund, Sukth, i dënuar më parë për vjedhje
A. P., 20 vjeçe, banuese në lagjen nr.13, Durrës (vëlla e motër).
"Këta shtetas ne bashkëpunim me njëri- tjetrin, rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme, në fshatin Katund, Sukth, kanë tentuar të vjedhin me armë zjarri në banesën e shtetasit B.M. Gjatë operacionit shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov dhe fishek luftarakë," informon policia.
Autorë të dyshuar të 8 vjedhjeve të ndodhura më parë
Nga veprimet e para hetimore të kryera, dyshohet se këta shtetas janë autorë edhe të 8 vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë dhe konkretisht:
1-Më datë 17.06.2021, shtetasit K.B., në oborrin e banesës i kanë vjedhur motomjetin;
2-Më datë 12.07.2021, gjatë natës, në lagjen ‘’Stalla’’Sukth, kanë vjedhur në banesën e shtetases B. T., 3 televizorë plazma dhe dy frigoriferë;
3-Më datë 06.08.2021, kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetasit Sh. K.,;
4-Më datë 18.08.2021, gjatë natës, në banesën e shtetasit M. L., kanë vjedhur sende të ndryshme;
5-Më datë 08.09.2021, gjatë natës, në Sukth, në banesën e shtetasit L. D., kanë vjedhur disa telefona celularë;
6-Më datë 18.09.2021, në Sukth, i kanë vjedhur telefonin celuar shtetases Sh. L.;
7-Më datë 01.10.2021, në lagjen Nr.17, Durrës, kanë vjedhur në Qendrën Shëndetësore, pompën e ujit dhe sende të tjera;
8-Më datë 03.10.2021, në Katund i Ri, Durrës, në banesën e shtetasit S. R., kanë vjedhur sende me vlerë bizhuteri dhe 1 televizor.
Policia vijon punën për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës, për veprat penale "Vjedhja me armë, e mbetur në tentativë” dhe “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim”./OraNews/

