Rama: Paga e ministrave dhe deputetëve nuk është rritur asnjëherë, taksa mbi pagën e tyre po

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për media ku dhe do të prezantojë planin e posaçëm për të përballuar situatën e krizës energjetike.

Gjatë fjalës së tij, Rama është shprehur se që prej kohës që është Kryeministër, paga e ministrave dhe deputetëve nuk është rritur asnjëherë, ndërsa taksa mbi pagën e tyre po. 

Kreu i qeverisë shtoi se taksimi i të pasurëve duhet arsyetuar mirë sepse ata janë motori më i fuqishëm i ekonomisë. 

Edi Rama: Paga e ministrave dhe deputetëve nuk është rritur asnjëherë, ndërsa taksa mbi pagën e tyre po. Kur unë ngjita shkallët dhe hyra në zyrën e Kryeministrit paga e imja taksohej më pak se paga e sanitareve. Siç në vitin 2014 ulëm taksat për biznesin e vogël, ngritëm taksat për biznesit e madh. Taksimi i të pasurëve duhet arsyetuar mirë sepse ata janë motori më i fuqishëm i ekonomisë. Nëse taksat bëhen pengesë nuk kanë se si të rriten pagat dhe as produktiviteti.