Mamografia, ende “turp” e neglizhencë, mjekët: 5 minuta kontroll i gjirit mund të shpëtojë jetën
Tetori i njohur si muaji Rozë i kujton grave se një kontroll i gjirit që kërkon vetëm 5 minuta kohë mund tu shpëtojë jetën.
Por edhe në qytete të mëdha si Elbasani, ka gra që e neglizhojnë këtë procedurë ndonëse kanë informacionin e duhur për rrezikun e kancerit të gjirit.
"E neglizhojmë pak, s'duhet neglizhuar por e kalojmë dhe kur na rëndohet shkojmë te mjeku."
"Femra duhet të bëjë kontrolle 1 herë në 6 muaj që të jetë e sigurt për llojin e sëmundjes."
Alarmi i mjekëve ndërkohë ngrihet për zonat rurale, ku sipas bluzave të bardha mamografia ende konsiderohet tabu.
"Probleme vazhdojnë të jenë zonat rurale. Duhet akoma më shumë informim për gratë të cilat jetojnë në zona të tilla, edhe për informim të shenjave dhe simptomave dhe për oreintimin që të drejtohen sa më shpesh te specialisti."
Rreth 700 raste të reja më sëmundjen vdekjeprurëse janë zbuluar këtë vit në Shqipëri, rreth 100 gra të cilat në qarkun e Elbasanit.
Vit pas viti mosha e të prekurave po bie ndaj thirrja e mjekëve në këtë muaj shkon për të gjitha ato që kanë dyshime për shëndetin, por ngurojnë të ekzaminohen.
"Mos neglizhoni asnjë lloj shqetësimi që ndjeni në gjoks."
Shërbimi i mamografisë gjatë tetorit ofrohet falas për të gjitha gratë të cilat duhet të paraqesin vetëm një kartë identiteti./OraNews/
