FOTO/ Shkëmbi bie nga mali, bllokon njërin aks në rrugën e Lumit të Vlorës

Në rrugën e Lumit të Vlorës janë konstatuar shkarje dherash dhe gurësh në fshatin Brataj bashkia Selenicë.

Gazetari i Ora News, Edi Ruçi, raporton se rrëshkitja e dherave ka bllokuar njërën prej korsive të rrugës në fjalë mëngjesin e sotëm.