Aksident në Divjakë, makina përplas 2 të mitur

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme (9 tetor) në Divjakë.

Shtetasi P. Ç, duke drejtuar mjetin tip "Opel" ka përplasur dy shtetasit e mitur E. A., 10 vjeç dhe O. A., 8 vjeç.

Mësohet se dy të vegjlit ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, në fshatin Mizë, Divjakë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./OraNews/