Braimllari: Nuk kemi komunikim me PD-në, pas 25 prillit s’kemi bërë tryezë të përbashkët opozitare
Sekretarin e përgjithshëm të LSI-së, Endrit Braimllari u shpreh se LSI nuk është pyetur lidhur me planin për zgjidhjen e krizës të propozuar nga Basha.
Ai tha se LSI-ja nuk ka komunikim me PD-në dhe se nuk ka pasur një tryezë të përbashkët opozitare me gjithë aleatët.
Pyetje: A jeni pyetur për planin e propozuar të opozitës lidhur zgjidhjen e krizës?
Braimllari: Jo nuk ka komunikim, jo vetëm me LSI-në, por edhe me përfaqësues të tjerë. Nuk ka komunikim për këtë çështje. Madje pas 25 prillit nuk ka një tryezë të mbajtur të opozitës. Këtë jo vetëm e thënë nga unë, por dëgjova edhe zotin Duka që kishte të njëjtë shqetësim, që nuk është thirrur në asnjë tryezë të opozitës në ndonjë tryezë.
Kjo e konfirmua publikisht dhe jo publikisht. Kjo e konfirmuar nga të gjithë ata që përfaqësonin opozitën e bashkuar.

