Arrestimi i Thoma Gëllçit/ Ora News siguron listën e pajisjeve të blera për RTSH Agro në tenderin 87 milionë lekë

Tenderi për të cilën u arrestua Thoma Gëllçi, ish drejtori i Televizionit Publik, i cili financohet nga buxheti i shtetit ka të bëjë me objekt blerje pajisjesh për kanalin RTSH Agro.

Bëhet fjalë për blerje pajisjesh me një fond gati 87 milionë lekë për të cilën kishin hyrë në garë 3 operatorë. Ora News ka siguruar listën e pajisjeve të cilat janë blerë në këtë tender.

Bëhet fjalë për blerje kamerash, stativë, mikrofonë , ndriçues me kamera led, kartë video etj.(Dokumenti bashkangjitur poshtë shkrimit)

Operatori Ekonomik "TBS 96" kishte dhënë ofertën: 84.963.000 (tetëdhjetë e katër milionë e nëntë qind e gjashtëdhjetë e tre mije) lekë pa tvsh.

Operatori Ekonomik "EUROKONTAKT" kishte dhënë ofertë: 65,462,720(gjashtëdhjetë e pesë milion e katër qind e gjashtëdhjetë e dy mije e shtatë qind e njezetë) lekë pa tvsh.

Komisioni I Vlerësimit të Ofertave kishte kualifikuar operatorin TBS 96 duke thënë se plotësonte kriteret e përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara nga autoriteti kontraktual.

Ndërkohë kishte kualifikuar operatorin ekonomik “Eurokontakt” pasi nuk dispononte një dokument që vërtetonte se ishte distributor i autorizuar I kompanisë Lompani.

Nga ana e tij SPAK thotë se është shpallur proceduran e tenderit përpara se të merrte miratimin nga AMA dhe Bordi për hapjen e kanalit TVSH AGRO.

Ne "Arrest me burg"

Thoma Gellçi akuzohet për "Shpërdorim detyre"

Nga hetimet ka rezultuar se Thoma Gëllçi, me detyrë ish-Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, ka kryer shkelje ligjore në këtë proçedurë prokurimi, shkelje këto të kualifikuara në elementët e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj, tre punonjës të TVSH, të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në tenderin e gjetur me shkelje sipas SPAK. Ata akuzohen për “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim. 

Të katërt u arrestuan më 8 tetor 2021. 

Arrestimi i Thoma Gëllçit/ Ora News siguron listën e pajisjeve

Arrestimi i Thoma Gëllçit/ Ora News siguron listën e pajisjeve