Arrestimi i Thoma Gëllçit/ Demalia: Patriotizmi si strehë horrash dhe hajdutësh

Publicisti Ilir Demalia ka reaguar në lidhje me arrestimin Thoma Gëllçi, ish drejtori i Televizionit Publik, pasi akuzohet për “Shpërdorim Detyre”.

Në një postim që  ka bërë  në  rrjetet sociale, Demalia shkruan se ata që kthehen nga Perëndimi duke marrë funksione politike, kthehen për të  marrë  shuma miliona dollarësh.

Ai thotë se Gëllçi nuk është  rasti i vetëm pasi për Demalinë  i ngjashëm është edhe rasti i Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. Për publicistin SPAK duhet të  kishte filluar çështjen me kohë  për aferat e Xhaçkës dhe pasuritë e saj.

“Patriotizmi si strehë horrash dhe hajdutësh.

Rasti i Thoma Gëllçit, tregoi atë që kam thënë shpesh, të gjithë ata që kthehen nga Perëndimi, apo USA gjoja për atdheun, duke marre funksione politike, kthehen për të rrupat shuma miliona dollarë  me funksionet politike që marrin. Raste të tilla ka plot edhe nga PD dje dhe PS pardje dhe sot, si psh rasti flagrant së fundi i Olta Xhaçkes, për mega rrupatjen që i ka bërë pronës publike në bazat ushtarake Shengjin, Porto Palermo, Porto Romano, Sarande dhe të tjera tendera dhe afera korruptive si ministre e mbrojtjes sot e jashtëme. SPAKU duhet të kishte filluar cështjen me kohë për aferat e Olta Xhaçkes dhe pasuritë e saj dhe burrit te saj dhe klientelës saj. “- shkruan Demalia.

Demalia thotë  se SPAK kthen kokë n nga ana tjetë r kur nuk do që  të  merret me çështjet si në rastin e Xhaçkës apo të  Olsi Ramës.

“Po ashtu dhe miku i Gëllçit, Olsi Rama. Nje fshat që duket nuk do kallauz. SPAK, ke punë sa të duash por nuk do atje ku duhet. Kthen kokën në anën tjetër."-shkruan Demalia.