I plagosuri në Dajç, djali i xhaxhait të 2 vëllezërve Mehmedaj që akuzohen se vranë Ridvan Ramazanin
Isak Mehmedaj, personi që u plagos sot në fshatin Mushan të njësisë administrative Dajç të Shkodrës, rezulton të jetë djali i xhaxhait të dy vëllezërve Duel dhe Hydajet Mehmedaj.
Të dy këta personazhe, akuzohen nga Prokuroria e Shkodrës se në datën 28 nëntor 2020, kanë ekzekutuar me armë zjarri Ritvan Ramazanin, një nga të fortit e qytetit të Shkodrës.
Thuajse një vit më pas, ditën e sotme Isak Mehmedaj kushëriri i parë i tyre është raportuar se është qëlluar me armë.
Një plumb e ka prekur në bark, ndërsa pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore, raportohet se Mehmedaj ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ai u ka pohuar punonjësve të policisë se nuk ka mundur të identifikojë personat që e qëlluan me armë.

Ndërsa për momentin ngjarja lidhet me mundësinë e një hakmarrjeje të mundshme të fisit Ramazani, kundrejt fisit Mehmedaj në zonën e Dajçit në Shkodër.
Njëri nga vëllezërit, Hydajet Mehmedaj në fillim të muajit Korrik 2021 u lirua nga gjykata e Shkodrës.
Ndërsa në kërkim vijon të jetë Duel Mehmedaj,i cili pretendon se është goditur fillimisht me armë nga viktima Ramazani, pastaj është kundërpërgjigjur ai me automatik./OraNews/



