"Ishte e papritur, thashë a do t'ia dal?! Lindita Nikolla tregon në "Drejt" ndjesitë pas zgjedhjes si kryetare e Kuvendit

Ka startuar mbrëmjen e kësaj të hëne në Rtv Ora, “DREJT” një emision nga Luan Rama. 

E ftuara e parë e këtij emisioni ishte Lindita Nikolla, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë.

Zgjedhja e saj në këtë post është një ngjarje në historinë e Kuvendit,  e dyta pas Jozefina Topallit.

Ajo rrëfeu emocionet dhe dilemat me të cilat e priti besimin e kësaj detyre nga kryeministri Rama dhe mazhoranca.

Nikolla: Ka qenë një rezultatente disa vektorësh ndjesish. Ishte e papritur, pastaj për të vijuar me një lloj emocioni që lidhet të veçantë që lidhet me një përgjegjësi tejet të lartë që nuk e kisha menduar kurrë në jetë. Më pas me atë krijimin e qetësisë dhe refleksionet e domosdoshme që shoqërojnë këto ndjesi që: A do t'ia dal, a do të jem në gjendje të përfaqësoj këtë post të lartë që më është besuar dhe a do të mund të përmbush të gjitha pritshmëritë që ata që më votuan edhe në parlamentin e Shqipërisë të marrin mbrapsht besimin që më dhanë. Këto ishin momentet e para dhe ditë pas dite me marrjen e detyrës përgjegjësia vjen e rritet, seriozitetit po ashtu dhe besoj hap pas hapi edhe momentet e tjera krahas futjes në linjën dhe rrjedhën e punëve të parlamentit që lidhen  me punën, rezultatet, dialogun, debatet.

Mos harroni, emisioni “DREJT” vjen për ju çdo të hënë dhe të enjte në ora 21:00, live në Rtv Ora.