Rama: Nuk do të isha marrë me politikë, as do të vishja kostum, jam futur me vath në vesh

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Universitetin e Prishtinës u shpreh se nuk do të ishte marrë ndonjëherë me politikën nëse do të lindja me Francë, gjermani apo Angli.

Ai tha se nuk e mendonte se do të vishte kostum ndonjëherë dhe se kur u fut në politikë ka qenë me vath në vesh.

Rama: Unë nuk do të isha marrë ndonjëherë me politikën nëse do të lindja me Francë, gjermani apo Angli. Nuk do të isha marrë me politikë edhe në Shqipëri nëse nuk do të kishte qenë historia e ndërthurur me jetën time që më përfshiu duke mos menduar se ndonjëherë do të vishja kostum. Kur jam futur në politikë kam pasur vathë në vesh, kam pasur dhëmbët origjinale, se këto që kam janë nga dentisti dhe kam pasur flokë.

Shumë vite më parë nuk mendoja se do të merresha me këtë punë. Jeta është, ashtu sikurse thuhet, ajo që na ndodh ndërkohë që jemi duke bërë plane të tjera. Por unë nuk bëj ndonjë gjë që nuk e besoj. Unë e besoj 100% se rruga për të dalë nga inercia e riprodhimit të historisë dhe prodhimi i mirëqenies, është Ballkani i Hapur për ne.