Covid-19 i mori gruan, maratonomaku: Do jetoj dhe vrapoj për Lorin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shtator 2021, 19:18
Maratonomaku i njohur shqiptar, Sotir Qiriaqi, i cili ka humbur bashkëshorten e tij, Lorin, ka thënë se kur vrapon gjithmonë kujton atë.
I ftuar në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora, Qiriaqi shprehet se ai do të jetojë për bashkëshorten.
“E gjitha sinteza ime do të jetë të vrapojë për Lorin. Kur vrapojë kujtoj Lorin. Është njeriu që unë do të jetojë. Në emër të bashkëshortes sime unë flasë për vajzat dhe gratë në Shqipëri. Respekti nuk trajtohet në zyra por në shtëpi.” – shprehet ai.
