"Nuk do të vij të bëj fushatë këtu", Rama zbulon se pse nuk mori asnjë Ministër nga Kosova
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shtator 2021, 18:45
Kryeministri Edi Rama solli si risi në mandatin e dytë qeverisës përfshirjen e shqiptarëve nga Kosova, përkatësisht ministrat Cakaj dhe Shahini.
Por kjo gjë mungoi në qeverinë e re të mandatit të tretë, e cila ka pak ditë që ka nisur punën.
Shkakun se pse nuk pati një ministër kosovar në këtë qeveri e zbuloi vetë Rama gjatë një takimi me studentë të Universitetit të Prishtinës.
Pyetje: Qeverinë e kaluar kishte 2 ministra kosovarë ndërsa këtë vit asnjë. Çfarë shkoi keq?
Rama: Mandatin e tretë do të bëhem kosovar vetë. Mos e merrni me të qeshura se po e vendosa një gjë unë e bëj. Po nuk do vij të bëj fushatë këtu për të marrë vota të mos ketë frikë asnjë njeri, as nuk do vij të votoj.

