"Fillimi i një ofensive parlamentare", Basha thirrje drejtësisë: Bëni punën, shumica e të pandehurve do ishin në pranga

Kryedemokrati Lulzim Basha pas takimit që ka zhvilluar me grupin parlamentar të PD, në një deklaratë për mediat ka përcjellë edhe një mesazh për institucionet e drejtësisë, ku dhe u ka kërkuar që të bëjnë punën e tyre.

Basha teksa shpalosi dhe 3 komisionet që do të ngrihen në PD për zgjedhjet, Bechettin, dhe inceneratorët, u shpreh më tej se nëse puna do të ishte bërë nga këto institucione, shumë prej këtyre të pandehurve do të ishin pas hekurave.

Lulzim Basha: Tre komisionet hetimore do të merren, i pari me tre komisionet zgjedhore,  me legalizimet me punësimet, komisioni tjetër do të merret me çështjen Bechettin, ku për shkak të luftës politike dhe personale të Edi Ramës, shqiptarëve ju duhet të paguajnë 120 milionë euro. Kjo do të thotë përgjgjeësi. Një tjetër çështje është ajo e inceneratorëve, që përbën një masakër mjedisore. Ky është fillimi i një ofensive parlamentare, që do të kompletohet me të gjithë elementet, Kam dhe një mesazh për drejtësinë; të bëjë punën e saj. Nëse do të bëhej puna shumica e të pandehurve do të ishin me pranga në duar. Ne do bëjmë punën tonë, do e vazhdojmë më tej, siç është dhe çështja e pandemisë./ Ora News/