Studentja: Jeni ikonë e modës, Rama: Kur nuk t’i jep Zoti të gjitha mundohesh të sajohesh një çikë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shtator 2021, 18:09
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Universitetin e Prishtinës i është përgjigjur edhe një komplimenti të bërë nga një studente aty e cila e komplimentoi për modën që ai ndjek.
Rama iu përgjigj se kur t’i ka dhënë zoti të gjitha, nuk ke nevojë të rregullohesh, por kur nuk t’i ka dhënë mundohesh me të sajohesh një cikë.
Studentja: Sa herë që dilni ju në televizor, jeni një ikonë e modës. Komplimente se pyetje nuk kam!
Rama: Kjo punë është, se kur t’i ka dhënë zoti të gjitha, nuk ke nevojë të rregullohesh, por kur nuk t’i ka dhënë mundohesh me të sajohesh një cikë. Kështu që vjen nga halli kjo. Faleminderit!

