Rama: Në fushën e bashkëpunimit në arsim kemi disa probleme mes Kosovës dhe Shqipërisë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Universitetin e Prishtinës u shpreh se në fushën e bashkëpunimit në arsim kemi disa probleme që lidhen me njohjen e diplomave, me kontradikta të ligjeve apo probleme për lejet e qëndrimit.
Ai tha se në Shqipëri më parë i trajtonte njëlloj si qytetarët e huaj shqiptarët e Kosovës që donin të punonin në Shqipëri, duke theksuar që tashmë u është dhënë e njëjta e drejtë si ata të BE-së.
Rama: Në fushën e bashkëpunimit në arsim kemi disa probleme që lidhen me njohjen e diplomave, me kontradikta të ligjeve, probleme për lejet e qëndrimit. Shqipëria i ka hequr, për çdo qytetar të Kosovës që vjen në Shqipëri nuk ka nevojë më për dokumente, por me një procedurë të shkurtër merret një leje qëndrimi pa afat.
Po kështu për lejet e punës, ku kishte një absurd në legjislacionin tonë. Që për shtetasit e BE-së, që vinte në Shqipëri mund të vijë dhe të marrë direkt lejen e qëndrimit dhe të punojë ku të doje. Ndërsa për të tjerët sikur ishin të huaj, kinezë apo arabë. Ne i dhamë qytetareve të Kosovës të njëjtën të drejtë, si çdo qytetar i BE-së.
