Rama në Prishtinë: Do të mbështesim qytetarët e Preshevës, do t’i ndihmojmë drejtpërdrejtë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka qenë i ftuar për një bisedë nga studentët e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, në Universitetin e Prishtinës.

Ai tha se nga ana e Shqipërisë janë bërë disa hapa në ndërveprim me banorët e Preshevës, duke u përpjekur edhe të ndihmojmë drejtpërdrejtë.

Rama: Ne kemi bërë disa hapa në ndërveprim me banorët e Preshevës, duke u përpjekur edhe të ndihmojmë drejtpërdrejtë. Ne jemi në kontakt dhe kemi bërë përpjekje lehtësuese për komunikim mes tyre. E vërteta është se në luginë ka jetë politike jo të varfër.

Ne do të vazhdojmë t’i mbështesim edhe së brendshmi duke ngritur zërin dhe duke e vënë para syve të autoriteteve serbe, se si trajtohen serbët në Kosovë dhe si trajtohen qytetarët e Preshevës.

Kontrasti është i madh, sepse serbët në Kosovë kanë liri që çdo pakicë kombëtare do të dëshironte që t’i kishte. Ne do të punojmë në të gjitha ato plane.