Punimet në Skelë të Vlorës nxjerrin në dritë edhe dy predha nga Lufta e Dytë Botërore

Dy predha të cilat dyshohen se i përkasin Luftës së Dytë Botërore, janë zbuluar mbrëmjen e sotme në zonën e Skelës.

Menjëherë është njoftuar policia e cila ka ngritur perimetër sigurie.

Më pas është bërë e mundur zhvendosja e tyre, për të larguar rrezikun.

Zbulimi i sotëm vjen vetëm pak ditë pasi në të njëjtin vend u gjetën 15 predha të tilla.