Automatik dhe kanabis në banesë, arrestohet 40-vjeçari në Korçë

Një 40-vjeçar në Korçë ra në prangat e policisë për armëmbajtje pa leje.

Policia gjatë kontrollit të banesës së Olsi Eminit në lagjen nr. 6, të qytetit juglindor gjeti 1 armë zjarri tip automatik me një krëhër me 25 fishekë, si edhe një sasi me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të 40-vjeçarit.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.