Erebara: Qeveria agjenci për monitorimin e komunikimit masiv, Rama i fiksuar me kontrollin

Në një intervistë për RTV Ora, gazetari Gjergj Erebara u shpreh se ligji për Agjencinë e mediave më shumë sesa mediat, në fakt cenon lirinë e ministrave dhe drejtorëve të tjerët të institucioneve.

Ai tha se kjo agjenci do të kontrollojë dhe monitorojë komunikimin masiv,  pra edhe rrjetet sociale për të parë se kush e shan apo e lavdëron qeveritë.

Erebara: Ligji për Agjencinë e mediave më shumë sesa mediat, në fakt cenon lirinë e ministrave dhe drejtorëve të tjerët të institucioneve. Ky është realiteti që ka qenë 8 vitet e fundit. Edi Rama ka qenë i vetmi në TV dhe të gjithë të tjerët kanë qenë aktorë të tij. Në këtë rast po i jepet një nuancë ligjore, por në fakt është një institucion propagandë e pa ngjashme në asnjë vend të botës demokratike. Çdo institucion ka zëdhënësit e vet dhe i kontrollon vetë.

Ndërkohë kjo agjenci do të kontrollojë dhe monitorojë komunikimin masiv,  pra edhe rrjetet sociale për të parë se kush e shan apo e lavdëron qeveritë. Kjo është një situatë e paprecedentë për të na përgjuar të gjithë ne. Monitorimi i medias është një gjë normale, por mjetet e komunikimit janë një gjë tjetër, ku kryeministri do të shohë edhe Facebook-un tonë për të parë nëse e shajmë qeverinë. Kjo është një situatë qesharake.

Erebara vendi ynë ka pasur një ministri të informacionit në 1999, kur prodhohej sa më shumë propagandë për qeverinë.

Erebara: Ne kemi pasur një ministri të informacionit në 1999, kur prodhohej sa më shumë propagandë për qeverinë. Sot kur kemi ndonjë pyetje për ministritë, pyetje nuk i dërgohet askujt dhe nuk jep përgjigje askush. Sot ka vetëm propagandë të qeverisë që përçohet gjithkund. Ne jemi populli më i painformuar për këto dekadat e fundit. Unë nuk mbaj mend që ndonjë ministër të mbajë një konferencë për shtyp dhe tu përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.