"Luftë" me shitësen ambulante, polici përplas në tokë të moshuarën, arrestohet dhe gjobitet

Një oficer i policisë së menaxhimit urban u arrestua dhe u gjobit pasi hodhi dhunoi një tregtare ambulante të moshuar.

Ngjarja u regjistrua në lindje të Kinës me 15 shtator. Pamjet e kamerave të sigurisë në qytetin Nantong në Provincën Jiangsu  tregojnë oficerin që i merr peshoren shitëses së moshuar kur ajo ishte gati të largohej me gjërat e saj. 

Ajo pastaj i ndoqi oficerët në automjetin e tyre dhe u përpoq t'i ndalonte ata të largoheshin. Një oficer i quajtur Wu më pas nxori peshoren nga bagazhi, e theu dhe e hodhi para se ta tërhiqte gruan e moshuar nga automjeti i saj dhe ta hidhte atë në tokë. 

Sipas raportimeve, gruaja 72-vjeçare e quajtur Zhang u dërgua në spital. Ajo është transferuar nga reparti i kujdesit intensiv në repartin e përgjithshëm për vëzhgim. 

Oficeri i quajtur Wu u gjobit me 155 dollarë dhe u ndalua për 15 ditë. Videoja u publikua nga mediat lokale.