Sulm kibernetik serverit të SHÇBA
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shtator 2021, 20:21
Parandalohet tentativa për sulm kibernetik në serverat qendror të institucionit të SHÇBA. Lajmi është publikuar nga vetë institucioni i cili përmes një komunikate njofton se sulmi është bllokuar dhe nuk ka ka rrjedhje informacioni.
"Nga ndërhyrja e shpejtë dhe në kohë është bërë i mundur bllokimi i këtij sulmi duke mos lejuar asnjë dëmtim apo rrjedhje informacioni të Shërbimit. Aktualisht, specialistët e IT po punojnë për rritjen e sigurisë së mëtejshme të të gjitha sistemeve dhe rrjetit të Shërbimit" informon zyra e shtypit e ministrisë së Brendshme