Banorët në "Don Bosko" përplasen me policinë bashkiake: Na ndalojnë të parkojmë në pronën tonë

Disa banorë në zonën e "Don Boskos" shumë pranë shkollës së re që po ndërtohet, të quajtur “Vaçe Zela”, kanë denoncuar në Ora News cenimin e pronës private nga ana e bashkisë Tiranë.

"Firma që ndërton shkollën këtu ka hapur rrethimin në mënyrë të paligjshme sepse tenton të bëjë rrugë këtu. Ne ja kemi dhënë para 2 vitesh dokumentacionin, që ne jemi pronarë me dokumente pronësie dhe ky zotëria ka pasur kohën e duhur që të interesohej për rrugën këtu."

Policia bashkiake vjen në tokën e tyre, thonë ata, e kërcënojnë me heqjen e makinave në zonë pasi në të kundërt do të gjobiten.

"Vijnë disa policë bashkiakë thonë hiq makinën të nde nga prona jote se ne do të gjobisim, kaq. Ikin e vijnë, këtë punë kanë."

Nuk janë kundër projekteve të bashkise Tiranë, por kërkojnë drejtësi nga ana ligjore.

"Ne nuk jemi kundër bërjes së rrugës. Bëjë rrugën, më shpronëso mua sipas ligjit që ka shteti dhe bëje rrugën sa më të mirë mundësisht."

Edhe një pjesë e truallit ku po ndërtohet shkolla thonë ata është pronë e tyre, madje është në proces gjyqësor.

"Truallit të shkollës, janë  8500 metra që janë pronë jona dhe e ka marrë bashkia në mënyrë arbitrare. Bashkinë e Tiranës me këtë truall e ka lidhur objekt që nuk kushton më shumë se 100 milionë lekë të vjetra, në një kohë që vetëm trualli kushton 3 milionë euro. Ne me atë jemi në proces gjyqësor."

Banorët e kësaj zone kërkojnë vetëm drejtësi.

"Sipas ligjeve shpronësohet, ka afate proceduriale që duhet të ndjekin. Nuk jemi kundër projekteve që ka shteti."/OraNews/