Ju flet Moska - Konflikti i tanishëm Franko-Amerikan dhe gjyqi i Berishës në Paris

Konflikti i tanishëm Franko-Amerikan dhe gjyqi i Berishën në Paris ishte tema e kësaj të hëne në “Ju flet Moska” në RTV Ora nga Kastriot Myftaraj.

Myftaraj: Franca është e zemëruar lidhur me konfliktin me Australinë dhe SHBA-të. Ka përdorur një gjuhë kundrejt SHBA-ve ngjashëm me atë që përdor kundrejt shteteve armike. Franca nuk e gëlltit dot këtë gjë dhe Franca është anëtar i klubit të vendeve vendimmarrëse të Këshillit të OKB-së. Franca pra është në klubin e të mëdhenjve të botës.

SHBA-të në një vend tjetër, si në Australi kanë bërë një konspiracion pas shpinës së Francës për anulimin e një kontrate të majme. Kjo nuk ëhstë një situatë e lehtë që harrohet me një përshendetje apo me një telefonate. Nuk mund të bëhen këto shaka me vende si Franca që janë ndër më të mëdhatë në botë.

Si lidhet ky konflikt me çështjen e Berishës në Paris? Kjo çështje vjen si me porosi kur ai ka hapur një gjyq në Paris. Berisha është qytetar shqiptar dhe ish-president e ish-kryeministër që është futur në listën e zezë të SHBA-ve. Ai ka kërkuar prova lidhur me këtë vendim në gjykatën franceze.

Franca e madhe a i njeh vetes një ndërhyrje në punë e botës ashtu sikurse edhe nga SHBA-të? Gjyqi i Sali Berishës shndërrohet në një test për madhështinë e Francës. Franca në këtë çështje, është trajtuar si një fuqi e dorës së katërt. Ka vajtuar ambasadori amerikan në Australi, duke prishur kontratën me Francën për nëndetëset, por do t’i marrin në SHBA e Britani.

Nëse Franca nuk e njeh këtë autoritet, do të marrë një shkelm nga SHBA. Nëse merr vendim gjykata franceze çfarë ndikimi do të ketë sepse nuk njihet juridiksioni i saj në SHBA. Nëse sekretari i shtetit amerikan nuk paraqitet në gjyq, atëherë quhet si banditizëm.