Noka: Basha presion drejtuesve të PD Fier për të penguar takimin e nesërm me Berishën

Një ditë para takimit të Berishës nesër me strukturat e PD në Fier, kryetari i PD Lulzim Basha ka thirrur në Tiranë kryetarin e PD Fier Luan Baçi. Lajmi është dhënë nga deputeti i PD Flamur Noka i cili tha se qëllimi i Bashës është ti bëjnë presison drejtuesve të strukturave të PD Fier për të ndaluar  rrugëtimin e foltores. Noka tha se takimi i nesërm do të jetë një nga takimet më të shkëlqyera që janë zhvilluar ndonjëherë. Tek lideri aktual ka humbur besimi.


"Drejtuesit ia kanë bërë të qartë se ka qenë vetë Lulzim Basha që është shprehur se sikur të më vijë në ora 2 të natës Sali Berisha do dal ta presë, atëherë pse të mos dalin ta presin. Sali Berisha është historia e kësaj partie, është lavdia e kësaj partie, është suksesi. Unë jam nga mëngjesi në darkë në kontakt me të gjithë drejtuesit e strukturave të PD në rrethe. Takimi i nesërm do të jetë një nga takimet më të shkëlqyera që janë zhvilluar ndonjëherë. Tek lideri aktual ka humbur besimi.", tha deputeti Noka gjatë intervistës në emisionin "Çim Peka live"
, në Syri tv.